Në Stamboll luhet finalja e Superkupës së Europës, aty ku Liverpuli dhe Çelsi do të përballen me njëri-tjetrin, në një ndeshje ku mungesat janë të pranishme në të dyja kampet. Për kampionët e Europës, mungesa e madhe është portieri Alison Beker, ndërkohë që trajneri I Çellsit, Frenk Lampard duhet të bëjë pa Rudiger, Hudson-Odoi dhe Loftus-Çik, të cilët vuajnë nga dëmtime. “Të Kuqtë” kanë kujtime të bukura nga Stambolli duke qenë se në vitin 2005, arritën të fitonin Ligën e Kampionëve përballë Milanit, në një finale që do të mbahet mend gjatë. Megjithëse Liverpuli e pa veten në disavatazhin e 3 golave, në pjesën e dytë bëri një reagim të çmendur duke barazuar dhe më pas duke fituar me anë të penalltive.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...