Në Konferencën ndërkombëtare për lirinë e mediave në Londër, ministri për komunikim dhe transparencë Robert Popovski u lavdërua me hapa konkret në përmirësimin e gjendjes së mediave në vend.

Maqedonia e Veriut plotësisht e respekton lirinë e shprehjes dhe të mediave, të garantuara me dispozitat e lirive të njerit. Pa paragjykime dhe komplekse, me politikat tona programore, ne u bëmë të hapur për opinionin. Kjo nuk kaloi pa u vënë re. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është shpallur si më e hapur mes qeverive të rajonit në vitin 2017 për dallim prej vitit 2016 kur ishte në vendin e fundit- deklaroi Robert Popovski, ministër për komunikim dhe transparencë.

Në Londër, vendi është përfaqësuar edhe nga organizatat e mediave. Marina Tuneva nga Këshilli i Etikës nga Londra vlerëson se është arritur progres i caktuar në gjendjen e mediave dhe lirinë e shprehjes kurse në Konferencë vendi është përmendur si shembull i mirë në Ballkan. Por, shton ajo;

Gjithsesi, akoma ka nevojë që të punohet në zbatimin e efektiv dhe të shpejtë të reformave në media, dënimin e rasteve të dhunës ndaj gazetarëve dhe nëpunësve të mediave, ndërprerjen e lidhjeve korruptive mes mediave të caktuara dhe qendrave të pushtetit, etj. Rekomandimet konkrete ishin që të punohet me përkushtim në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, mbrojtjen maksimale të sigurisë së gazetarëve, të mbështetet vetërregullimi dhe edukimi mediatik si dhe të luftohen lajmet e rrejshme dhe dezinformatat- tha Marina Tuneva, drejtore e Këshillit të Etikës.

Tuneva në emër të Këshillit të etikës dhe organeve të tjera të mediave kërkon që urgjentisht të zhbllokohet procesi i zgjedhjes së anëtarëve të ri të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-Vizuele dhe Këshillit programor të RTVK-së sepse çdo vonesë ndikon në zbatimin e reformave të mediave në vend. Konferenca në Londër ishte organizim i përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kandasë.

Fatlume Dervishi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...