Linda Halimi mbajti shtatzëninë e saj të fshehtë deri në momentin që lindi, por imazhin e vogëlushes Kaimana ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit.

Me anë të një postimi në Instastory, këngëtarja shqiptarja ka publikuar fytyrën e vajzës duke fjetur, të cilës i ka hapur dhe një llogari në Instagram. Linda po zhvillon karrierën në Amerikë, ku jeton me të dashurin e saj  Davon Edwards.

Më parë, ajo ka shpjeguar se e mbajti të fshehtë shtatzëninë pasi donte ta shijonte vetë dhe ta mbante larg ‘syve të botës’. Madje theksoi se ishte përvoja më e mahnitshme që ka pasur ndonjëherë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...