Ka lindur një viç në Argjentinë me fytyrë njeriu. Fermerët kishin ngelur të shokuar nga pamja e tij, ndërsa mendohet se ky viç ka pësuar mutaion gjenetik.

Viçi ka një hundë të vogël jo të zakonshme për viçat normal dhe i ngjason fytyrës së njeriut, ndërsa është lindur në provincën veriore të Argjentinës në Santa Fe.

Megjithatë ky viç jetoi vetëm disa orë, sipas raporteve.

Videoja e viçit nuk dihet nga kush është filmuar, pasi që bujku që e kishte realizuar videon kishte dashur të ngelet anonim, e njëjta është shpërndarë në rrjetin më të madh të videove JuTub dhe po merr shikime nga e gjithë bota.

Në video shihet se si një viç qëndron i shtrirë në tokë me fytyrën e tij të jashtëzakonshme, ku dëgjohen banorët e këtij vendi duke e përshkruar atë me një fytyrë njeriu.

Në të kaluarën mendoheshe se nëse lind një kafshë e tillë ajo do të sillte fatkeqësi të mëdha./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...