Një foshnje me dy koka dhe tre krahë ka lindur në Indi nga një nënë 21-vjeçare.

Babita Ahirwar dhe bashkëshorti i saj Jaswant Singh Ahirwar thanë se u tronditën kur foshnja erdhi në jetë më 23 nëntor.

Foshnja me dy koka ka të njëjtat organe të brendshme, përfshirë edhe zemrën.

“Jemi të tronditur. Është e pabesueshme. Të gjithë tronditen kur i shohin. Nuk mund ta besojmë që fëmija jonë ka dy koka,”-tha Ahirwar.

Mjekët nuk kishin përjetuar kurrë një lindje si kjo gjatë karrierës së tyre dhe janë në bisedime me mjekët e tjerë në Indi se çfarë duhet të bëjnë.

Foshnje të tilla nuk kanë shumë shpresë për të mbijetuar.

Binjakët janë nën vëzhgimin gjatë gjithë kohës në spital dhe nuk dihet ende nëse do i nënshtrohen një operacioni.

Çifti nga fshati Basauda u martua 18 muaj më parë dhe mezi po prisnin fëmijën e parë.

Ata u shkatërruan kur morën vesh për lindjen e foshnjës me dy koka.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...