Përfaqësuesja e Lihtenshtajnit në futboll, do të ketë 3 mungesa të mëdha në prag të përballjes me Maqedoninë , më 13 tetor në Shkup, në sfidën e vlevshme për eliminatoret e Ligës së Kombëve. Mbrojtësit Kuna dhe Kvintas do të mungojnë për shkak të lëndimit , ndërsa mesfushori Sallanoviq mungon për shkak të kartonave. Nga lista e futbollistëve të ftuar, mund të vërehet se pjesa më e madhe e futbollistëve bëjnë pjesë në ligat amatore dhe vetëm Marsel Buhel , kohëve të fundit ka filluar të stërvitet me Empolin në Itali. Ndërkohë përfaqësuesaj e Maqedonisë , edhe në ditën e dytë të përgatitjeve punoi më shumë në pjesën fizike, duke lënë hapësirë që gjatë ditës së enjtë dhe të premte, të koncetrohet në sistemimin dhe lojën taktike.

Loading...

Shpërndaj me