Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk përjashton mundësinë që para 15 tetorit mes opozitës dhe pushtetit të arrihet marrëveshje mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Grupet e punës janë duke komunikuar, por nuk ka paralajmërime për takime zyrtare.

Absolutisht se po. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim, por nuk kemi takime zyrtare. Komunikojmë përmes dokumenteve zyrtare që dërgohen nga dyja palët si propozime. Kjo është e gjitha. Nëse ka diçka konkrete do të njoftoheni. Ne nuk bëjmë takime të fshehta nëpër korridore”-tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk është i njoftuar mbi përafrimin e qëndrimeve mes grupeve të punës.

Unë nuk jam i informuar për përafrim të qëndrimeve. Shpresoj të veprohet në këtë drejtim. Për mua 15 tetori nuk është votën. Asnjëherë nuk është vonë për marrëveshjet me rëndësi për shtetin”-pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Së fundi opozita ka kërkuar që teksti i Ligjit për Prokurorinë Publike të dërgohet për mendim në Komisionin e Venecias, ndërsa pushteti akuzon opozitën se me kërkesat e saj pretendon përkeqësimin e ligjit aktual.

Adrian Kerimi                    

Loading...

Shpërndaj me

Loading...