Inspektorët fillimisht do t’i paralajmërojnë kompanitë, dhe pastaj do t’i dënojnë ato. Inspektimet do të planifikohen bazuar në vlerësimin e rrezikut. Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, kompanitë do të pajisen me lista kontrolluese ku ata do të jenë në gjendje të shohin vetë nëse punojnë sipas rregullave ligjore. Këto lista do të jenë publike dhe të detyrueshme gjatë inspektimeve të rregullta të inspektorëve. Këto janë një pjesë e risive në Ligjin e ri për Mbikëqyrjen e Inspektimit, i cili u miratua në fund të muajit të kaluar, por do të hyjë në fuqi nga 1 dhjetori.

Kur do ta kenë listën kontrolluese që do të përbëjë një kornizë ligjore e cila do të rendisë të gjitha detyrimet, që sipas ligjit do t’i duhet të plotësojë subjekti, inspektorët do ta dinë se çfarë duhet të kontrollojnë, por edhe mbikëqyrësit do të dinë se çfarë pritet prej tyre – tha Magdalena Filipovska Grashkoska, Kryetare e Këshillit të Inspektimit.

Grashkoska thotë se ka mungesë të madhe të inspektorëve, kryesisht në Inspektoratin e Tregut dhe të Punës. Ligji gjithashtu aplikon një sistem të ri për marrjen e një licence inspektimi. Janë parashikuar gjithashtu paga më të larta dhe punësim i inspektorëve të rinj.

Kushtet për punësimin e inspektorëve të rinj kanë ndryshuar në drejtim të kategorisë B, ata janë inspektorë jo-udhëheqës, sipas ligjit të ri për mbikëqyrjen e inspektimit inspektorët mund të punësohen në çdo nivel – u shpreh Magdalena Filipovska Grashkoska, Kryetare e Këshillit të Inspektimit.

Aktualisht ka rreth 1.000 inspektorë në nivel shtetëror, por Këshilli i Inspektimit ende nuk ka një shifër të saktë se sa mungojnë. Mbikëqyrja e dobët e inspektimit, sipas biznesmenëve, është arsyeja kryesore për rritje të ekonomisë gri në vend, e cila vlerësohet të kalojë 30 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...