Edhe pa praninë e opozitës do të miratohet Ligj për mbështetje për investimeve me çka do të realizohen një pjesë e masave nga Plani i Qeverisë për rritje ekonomike. Nga Qeveria theksojnë që për të kaluar ligji duhet shumicë e thjeshtë prej 61 vota në Parlament.

U bëj thirrje në të mirën e ekonomisë së Maqedonisë që të gjithë deputetët në parlament dhe në seancat e komisioneve dhe seancat plenare të Parlamentit të marrin pjesë. Me këtë Ligj mund të përmirësohet dhe të ketë cilësi më të mirë – deklaroi zëvendëskryeministëri Koço Angjushev.

Nga Oda Ekonomike thonë se janë plotësuar të gjitha kushtet për zbatim të shpejtë të masave, ndërsa kanë marrë garanci nga Qeveria se paratë nga ndihma shtetërore do t’u paguhen brenda 40 ditëve.

Ne i bëjmë thirrje edhe udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së dhe kërkojmë që të mos bllokohen këto ligje në Parlament që janë shumë të rëndësishëm, sepse ne më shumë se gjashtë muaj jemi në teren për këtë nismë që merr mbështetje masive nga kompanitë në Maqedoni – tha  Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Afati i fundit për vërejtje për Ligjin për mbështetje të investimeve përfundon nesër, ndërsa të mërkurën e ardhshme do të vendoset në seancën e Kuvendit. Pritjet janë që pasi të miratohet, operativ për biznesin të jetë në prill. Për këtë mund të aplikojnë rreth 8,000 kompani.

Aleksandra Spasevska 

Shpërndaj me