Paqartësi në Kuvend rreth pozitave të ardhshme politike për interpretimin autentik të ligjit për falje. Edhe pas koordinimit të zakonshëm të së hënës, nuk dihet se si do të përfundojë nisma për interpretim autentik të nenit 11 të ligjit. Mbi bazën e këtij neni ish Presideti Gjorge Ivanov kishte falur 56 funksionarë dhe ish funksionarë të dyshuar të Speciales kurse vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon të shfuqizojë anulimin e faljes dhe ta aktivizojë përsëri atë. VMRO-DPMNE-ja është e gatshme ta mbështesë nismën e LSDM-së për interpretim autentik por me një kërkesë, të falurit të mos kenë më vend në politikë.

Mbetet e paqartë se pse interpretim autentik i dedikohet nenit 11 kur ekspertët e komentojnë nenin 11 a të nenit. Insistojmë që të pranohet kërkesa jonë dhe me ligj të ndalohet përfshirja në politikë e personave të falur. Do të mbështesim iniciativën për t’i dhënë fund keqpërdorimit të mekanizmit të faljes- deklaroi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

BDI-ja në mbledhjen e kryesisë së partisë nuk ka diskutuar për këtë çështje dhe debatin ja lejnë Kuvendit. Megjithatë, kjo parti është e gatshme ta mbështesë nismën.

Mendoj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit. Sigurisht se do të diskutojmë, do të debatojmë. Në fund do të votohet dhe sigurisht se do ta mbështesim”-pohoi Artan Grubi, BDI .

Për opozitën shqiptare, nisma për interpretim autentik pikërisht në periudhën kur çështja riaktualizohet në Gjykatën Kushtetuese, është e dyshimtë. Nuk kanë ndërtuar qëndrim për interpretimin autentik.

Ne jemi angazhuar gjithmonë për të pasur një luftë të pakompromis ndaj të gjithë atyre për të cilët ka një fije dyshimi se janë të përfshirë në krim dhe korrupsion dhe jemi gjithmonë kundër të gjitha iniciativave qe përmes instancave gjyqësore, Gjykatës Kushtetuese, të efektuohet ose të arrihet ndonjëfarë amnistie të të gjithë të inkriminuarve dhe të gjithë atyre që dyshohen në bazë të përgjimeve të cilat i dëgjuam- tha Syrija Rashidi, Aleanca për Shqiptarët.

Sistemi i drejtësisë vendnumëron dhe ne sis sistem, si shtet, si qytetarë së bashku kemi probleme serioze me sistemin e drejtësisë dhe me atë që nënkupton sistem juridik dhe politik të një vendi. Personalisht dhe si subjekt politik gjithmonë kemi qenë kundër amnistive dhe faljeve- pohoi Fadil Zendeli, Lëvizja Besa.

LSDM-ja ka kërkuar interpretim autentik për shkak se sipas tyre, neni ku Ivanovi kishte bazuar faljet, ka qenë I shfuqizuar shumë më herë. Megjithatë, partia në pushtet nuk sqaron se me çfarë baze ka kërkuar interpretim autentik të një neni që e konsideron inekzistent.

Në teorinë juridike është e qartë se një dispozitë e tillë nuk ekziston dhe Gjykata Kushtetuese nuk do të duhej të diskutojë aspak ta hapë çështjen sepse ajo dispozitë nuk ekziston. Meqë nuk ekziston, Presidenti ka falur në bazë të një dispozite inekzistente. Plotësimi me nenin 11a është mbi bazën e një neni joekzistent. Praktikisht nuk ka pasur çfarë të tërheqë sepse nuk ka pasur të drejtë të falë- tha Sonja Mirakovska, LSDM.

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka njoftuar se nisma për interpretim autentik të ligjit për falje është dorëzuar për mendim në Qeveri dhe në Komisionin juridik-ligjvënës. Pasi të marrë mendim nga Qeveria, komisioni duhet të përpilojë propozimin konkret për interpretim autentik. Në rend dite, siç sqaron kryeparlamentari Xhaferi, nuk mund të vendoset para datës 11 dhjetor e cila është edhe seanca e parë pas përfundimit të debatit ne Komision për buxhetin.

Neni 11 i Ligjit për falje rregullon rastet kur Presidenti ka të drejtë të falë kurse neni 11a u shtua pas faljes së Ivanovit për t’i dhënë atij bazë ligjore që të mund të tërheqë faljen. Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë pikërisht nenin 11a dhe të drejtën e Presidentit për të tërhequr faljen.

Fatlume Dervishi 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...