Masa e Qeverisë për subvencionimin e automjeteve nuk do të japë shumë rezultat në luftën kundër ndotjes, vlerëson komuniteti i biznesit. Mundësia për të blerë vetura të përdorura vetëm rrit rrezikun për të përsëritur të njëjtin gabim nga dhjetë vjet më parë, kur mijëra makina të vjetra të importuara nga jashtë përfunduan në rrugët e Maqedonisë së Veriut. Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Danella Arsovska mendon se do të ishte më së miri që shteti të ofrojë kredi pa interes për blerjen e veturave ekskluzivisht të reja. Sepse, sipas Arsovskës, automjetet me standardin Euro 5, mund të jenë edhe ndotës të mëdhenj nëse kanë shumë kilometra të kaluara.

T’u sigurohet qytetarëve me subvencione, por edhe me sigurimin e kredive pa interes, të mund të përballojnë zëvendësimin e automjeteve të vjetra me të reja, që nuk do të kenë ndikim mjedisor dhe do të përdoren. Në botë ka praktika të tilla të subvencionimit, siç edhe atë janë automjete të pastra ose me emetime minimale ose aspak, që nuk do të ndotin dhe që do të mund çdo qytetar ta lejojë atë -u shpreh Danela Arsovska, kryetare e LOE.

Nga kjo shoqatë biznesi, ku anëtarë janë edhe tregtarët e automjeteve, i mirëpresin masat sociale në Ligjin e ri të Automjeteve, por thonë se nuk shohin efekte afatgjata nga masa si në biznesin e tyre, ashtu edhe në mbrojtjen e mjedisit. Ministria e Ekonomisë planifikon të sigurojë rreth dy milion euro për këtë masë në buxhetin e vitit 2020, por sa do të marrë ajo nga Qeveria nuk dihet ende. Deri në shtator, duhet të përfundojnë rregulloret dhe aktet ligjore, të cilat duhet t’i përcaktojnë detajet e tjera të marrjes së ndihmës shtetërore për blerjen e një makine me standardin Euro 5.Aktualisht është parashikuar që për të aplikuar për subvencione të automjeteve, së pari duhet të lini një automjet të vjetër në depo të autorizuar për automjete nga ministria e mjedisit. Pastaj mjeti i dorëzuar të ç’lajmërohet në MPB dhe atje ta dorëzojë leje qarkullimin. Qytetarët më pas do të duhet të blejnë një automjet me standardin Euro 5, por deri në 12.000 euro dhe me të gjitha dokumentet të aplikojë në Ministrinë e Ekonomisë për një kthim prej tre mijë eurosh.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...