Ligji i ri për planifikimin urban, i cili do të hyjë në fuqi në qershor të këtij viti, sipas Ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, parashikon realizim më të lehtë të planeve urbane. Thjeshtohen procedurat e komunave për miratim të planeve, veçanërisht të planeve urbane për fshatrat.

18 muaj për hartimin dhe miratimin e Planit të Detajuar Urban dhe Planit urbanistik jashtë vendbanimeve, 36 muaj për miratimin e Planit të Përgjithshëm Urban, për Planin urbanistik për fshatrat dhe ndërtim dhe rajone të rëndësisë shtetërore dhe 48 muaj për përpunimin dhe miratimin e PPU-së, për Qytetin e Shkupit. Në rast të mosrespektimit të afateve, nga shkaqe të paarsyeshme, parashihen dispozita kundërvajtëse“-tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...