Ligji i ri për Planifikim Hapësinor dhe Urban përsëri e ka harruar mjedisin jetësor. Përveç kësaj, nëse ky ligj shkelet, do të paguhen dënime më të vogla se ato të tanishmet. Këto janë lajmet e këqija për çka paralajmërojnë ambientalistët. Sipas OJQ-së “Nisma O2”, Ligji i ri nuk ofron zgjidhje për kaosin ekzistues urban. Aspak nuk përmendet “Vlerësimi strategjik për ndikim në mjedisin jetësor” dhe prandaj e pyesin Qeverinë:

A është harruar me qëllim të zgjidhet problemi i moratoriumit dhe PDU-të e shfuqizuara, respektivisht që të mund të vazhdohet me ndërtim në komunat atraktive të Qendrës dhe Karposhit”, thonë nga Nisma O2.

Nga Qeveria, me lëvdata për Ligjin e ri. Të gjitha planet urbanistike që do të miratohen në të ardhmen do të duhet të kalojnë në procesin e debatit profesional publik. Për ato me rëndësi prioritare, do të debatohet deri në tre muaj. Rëndësi gjatë rregullimit të zonave urbanistike do të ketë gjelbërimi, ndërsa si përfitim theksuan se do të zvogëlohen dënimet për shkeljet ligjore.

Qëllim thelbësor i Ligjit është thjeshtësimi i procedurave gjatë miratimit të planeve urbanistike dhe vendosja gjithëpërfshirëse dhe profesionalitetit të lartë në procesin e hartimit të planeve”, thekson Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Propozim ligji, edhe pse është gati dhe i dorëzuar në Qeveri, ende nuk është miratuar. Ndërsa ndërtuesit e presin me padurim. Presin që problemet e planeve të detajuara urbanistike që kanë sjellë deri tek ndalimi dhe monitorimi i ndërtimit në disa komuna do të ngelen në të kaluarën.

Me miratimin e ligjit të ri, do të ketë mundësi që lëshimet e bëra të munden më lehtë të qëndrojnë që të miratohen Plane të reja. Me këtë do të shpenzonin fonde edhe vetë miratuesit e PDU-ve siç janë komunat dhe qytetet, dhe ne si sektor biznesi, më shpejtë do të arrinim deri tek miratimet e reja “, tha Ivica Jakovovski nga Oda e Ndërtimtarisë.

OJQ-ja Nisma O2, nga ana tjetër, thotë se Ligji është ekskluzivisht për të përmbushur orekset e sektorit të ndërtimit siç shihet nga “inovacioni”, sipas të cilit, nëse një plan urbanistik ose një pjesë e tij shfuqizohet nga një organ kompetent, menjëherë të fillohet me përgatitjen e një plani të ri ose një pjesë të planit, por më pas plani urbanistik i mëparshëm ose një pjesë e tij të jetë në fuqi deri në miratimin e planit të ri të detajuar urbanistik. Në periudhën prej 10 vjetësh nga viti 2006 deri në vitin 2016, janë bërë 13 ndryshime në Ligjin për Planifikim Hapësinor dhe Urban, dhe gjithmonë këto ndryshime kanë qenë në favor të investitorëve, akuzojnë ambientalistët.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me