Ligji i ri i akcizës, i cili hyn në fuqi më 1 janar, parashikon legalizimin e prodhimit dhe shitjes së rakisë vendore. Qytetarët që prodhojnë mbi 200, por jo më shumë se dy mijë litra raki shtëpie, do të duhet të regjistrohen dhe ta kontrollojnë rakinë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Qëllimi nuk është të fitojë shteti nga kjo akcizë, por të vendosim rend me një prodhim të tillë përpara integrimit në Bashkimin Evropian, thonë zyrtarët. Përndryshe, prodhimi vendor i rakisë, do të duhet të ndërpritet plotësisht.

Ajo që ka rëndësi për ne është që ata të futen në sistem dhe të marrin leje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për të siguruar që rakia është e sigurt për t’u përdorur. Dhe ata pa e fshehur, siç bëhet tani “nën tryezë” të shiten ato gjëra, do të munden në mënyrë të rregullt për një çmim të caktuar të mundësojnë të ardhura të caktuara- deklaroi Gjoko Tanaskoski- Drejtor i Doganave.

Akciza për raki të bërë në shtëpi vitin e ardhshëm nuk do të tarifohet, por nga viti 2021 do të kushtojë 10 denarë për litër raki të prodhuar. 20 denarë në vitin 2022 dhe 30 denarë një vit më vonë. Vetëm qytetarët që prodhojnë deri në 200 litra raki në vit për konsum të brendshëm, janë të përjashtuar nga akciza.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...