Mbrëmjen e sotme në Lyon do të luhet finalja e Europa Leagues, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube, në kontinentin e vjetër. Kjo do jetë finalja e nëntë e cila vë përballë Atletiko Madridin, skuadrën që në vitin 2010 ka fituar edicionin hapës të këtij kompeticioni dhe Olimpikun e Marsejës, klubin që në vitin 1993 triumfoi në sezonin inaugurues në Ligës së Kampionëve. Atletiko Madrid ka dy finale të fituara në Ligën e Evropës në vitet 2010 e 2012. Po ashtu, ishte në finale të Ligës së Kampionëve në vitet 2014 e 2016. Ndërsa skuadra franceze nga Marseja, pas plotë 14 viteve është kthyer në garë për të fituar një trofe evropian. Fituesi i kësaj finale në sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Kampionëve, pa marrë parasysh renditjen në kampionatin e tyre kombëtar.

Ne do të luajmë një finale tjetër dhe do të ketë shumë ndjenja e emocione. Jemi të entuziazmuar, por do të punojmë fort pasi kemi një kundërshtar shumë të vështirë, që punon fort dhe sulmon fort. Marseille ka pasur një stinor fenomenal në ligë të Francës dhe në gara të Evropës. Do të jetë një finale e madhe, jemi dy skuadra të ngjashme.“- ka thënë Simeone.

Kemi gjasa të vogla për të fituar, por do të japim maksimumin për tia dalë. Do përballemi me Atletikon e cila në katër vitet e fundit ka luajtur në dy finale të kampionëve. Megjithatë finalja në Francë është një rast ideal për ne. Asnjë skuadër franceze nuk e ka fituar këtë trofe dhe do ishte shum mirë që ne të jemi të parët.– ka thënë Garsia. Finalja do të luhet në orën 20:45, në Lion dhe do të drejtohet nga referi holandez Kuipers.

Shpërndaj me