Liga e Kampioneve do të ndryshojë dhe tashmë UEFA është dakord me propozimet që i kanë ardhur nga klubet e mëdha. Këto klubet që  përfaqësohen nga ECA kanë insistuar se që nga vitit 2024, kur të përfundojë marrëveshja që kanë nënshkruar me UEFA, të kenë mundësinë të përfitojnë më shumë të ardhura duke ndryshuar disi formulën ekzistuese, për të shtuar numrin e ndeshjeve që luajnë. Sipas “The Times”, ideja është që të shtohen 4 ndeshje në kalendar dhe UEFA ka rënë dakord. Mbetet për të përcaktuar se si do të ndryshojë faza në grupe e turneut, me dy propozime të ndryshme. E para sheh kthimin përsëri në dy faza grupesh, siç ka qenë më përpara, pasi kështu do të rritej ndjeshëm edhe cilësia e grupit të dytë e sigurisht shikueshmërinë e të ardhurat. Ndërsa e dyta sheh ndryshimin e strukturës së grupeve, duke kaluar nga 4 në 6 skuadra. Propozimi do të shqyrtohet e detajohet më gjerësisht pasi duhet modifikuar edhe kalendari i mesjavave, ndaj për përcaktimin e formulës ekzakte, do të duhet më shumë kohë. Por palët kanë arritur në akordin që një klubi për të fituar Ligën e Kampioneve do t’i duhet të luajë 17 ndeshje e jo 13 si aktualisht.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...