Szinpetri është një fshat i vogël në Hungarinë veriore me më pak se 300 banorë, por është edhe shtëpia e librit më të madh në botë, të bërë me dorë sigurisht. Libri gjigant është bërë me teknikat tradicionale të lidhjes së librit, por në përmasa shumë më të mëdha sigurisht, dhe është krijuar nga një 71 vjeçar, Bela Varga. Libri ka 346 faqe, peshon 1420 kilogram dhe flet për florën dhe faunën, shpellat dhe arkitekturën e rajonit. Është unik jo vetëm për shkak të përmasave por edhe për teknikën: ai është bërë me kode të hershme, me pllaka druri nga Suedia dhe me kopertinë lëkure nga 13 dema argjentinas.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...