121 të vrarë dhe 561 të plagosur është bilanci paraprak i luftimeve në Libi, që kur gjenerali Haftar filloi një ofensivë për të marrë kryeqytetin libik, Tripoli. Nga ana e ushtarëve të gjeneralit Haftar janë më shumë se 100 të vrarë sipas burimeve të mediave vendase.

Forcat qeveritare libike kanë rrëzuar një aeroplan luftarak të forcave të gjeneralit Haftar në juglindje të Tripolit duke shkaktuar dhe shumë dëme në njerëz. Ushtarët e qeverisë së Tripolit precizuan se aeroplani u godit në zonën e kontrolluar nga gjenerali Haftar afër aeroportit ndërkombëtar të Tripolit.

Ndërkohë politika evropiane po fillon të lëvizë pas zhvillimeve të fundit. Italia do të udhëheq një takim paqeje mes vendeve evropiane, SHBA-ve dhe forcave të rregullta libike.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...