Ligji për energjetikë siguron konkurrencë. Me të do të arrihet baraspesha e gjendjes në “lojën” e konkurrencës, që do të rezultojë me uljen e çmimit të rrymës edhe për amvisëritë edhe për personat juridik. Kështu zëvendës/ kryeministri Koço Angjushev e prezantoi Ligjin e ri për energjetikë në leximin e parë në Parlament më 3 maj vitin e kaluar. Ligji me të cilin do të sigurohet liberalizimi i plotë i tregut të rrymës u miratua në fund të muajit maj të vitit të kaluar. Zbatimi i tij filloi në fillim të vitit 2019-të, prej kur me ligj të gjithë qytetarët kanë mundësi të blejnë rrymë në tregun e lirë.

 Fuqia e angazhuar e cila ishte 33% nëpër faturat e qytetarëve dhe tani nuk është, është vendosur në çmimin e rrymës elektronike. Për kompanitë kjo paraqet njëlloj maksigrafi që i ngarkon. Me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike nuk ka më maksigraf. Ato hyjnë në grupin e baraspeshuar, me fjalë tjera çmimi ulet”- pohoi Koço Angjushev, zëvendës/kryeministër.

Por, liberalizimi i tregut të rrymës solli çmime më të ulëta të energjisë vetëm për biznesin. Për amvisëritë ende nuk ka liberalizim. Për momentin, ndryshimi i vetëm që është tek amvisëritë është miratimi i furnizuesit universal, që është i njëjtë. Qytetarët edhe më tej me rrymë do të furnizohen nga EVN Maqedoni sikur edhe deri më tani, por vetëm përmes kompanisë së sapoformuar. Konkurrenca që duhej të sjell çmime më të ulëta nuk ekziston. Asnjëra nga tetë kompanitë që kanë licenca për furnizim me rrymë, edhe pse në fillim të vitit kishin mundësi, nuk u ofruan qytetarëve pako për furnizim me rrymë. Nga Qeveria thonë se furnizuesit tjerë nuk ofrojnë pako për amvisëri sepse nuk janë konkurrent me furnizuesin universal, që blen rrymë nga ELEM-i e jo në tregun e lirë.

 Sipas Ligjit për energjetikë, 80% e konsumit të furnizuesit universal do ta jep ELEM ndërsa pjesën e mbetur duhet ta blejnë në tregun e lirë. Duke pasur parasysh që çmimi në tregun e lirë është rritur, po të mos ishte furnizuesi universal, kombinimi i çmimeve do të ishte i tillë ku duhej qytetarët të presin rritje të çmimit”- tha Koço Angjushev- zv/kryeministër.

Furnizuesi universal për dallim nga kompanitë që janë në tregun e lirë do të punojë me çmime të rregulluara nga KRE. Nëse ulen çmimet në tregun e lirë, amvisëritë kur të duan do të munden të shkyçen nga furnizuesi universal.

 Pres çmimi të mbetet i pandryshueshëm për amvisëritë dhe do të jetë e volitshme në tregun e rregulluar, duke pasur parasysh çmimet që janë në tregun e lirë. Kuptohet, nëse ka ulje të çmimeve në tregun e lirë, amvisëritë dhe kompanitë e vogla në çdo moment kanë të drejtë të dalin nga tregu i rregulluar dhe të furnizohen në tregun e lirë, nëse kushtet janë më të volitshme”- theksoi Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Në Maqedoni ekzistojnë rreth 80.000 konsumatorë industrial dhe komercial dhe 600.000 amvisëri. Në tregun e lirë ekzistojnë tetë furnizues aktiv me rrymë. Nga konsumi i përgjithshëm i energjisë elektrike, mes 40 dhe 45% blihet në tregun e lirë, që është përqindja më e lartë në rajon.

Aleksandra Spasevska/”Magazina Ekonomike”ALSAT

Loading...

Shpërndaj me