Maqedonia e Veriut ka nevojë për më shumë investime në arsim, shëndetësi, politikë sociale që kapitalizmi të jetë i mirë për të gjithë. Ky është një nga konkluzionet kryesor të takimit mes autoriteteve maqedonase dhe përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare. Hendeku midis të pasurve dhe të varfërve është një problem global, që thellohet dhe pabarazia mund të reduktohet vetëm me reforma dhe investime në faktorin njerëzor.

“Qeveria ka një agjendë reformash vërtetë ambicioze dhe mund të shihen rezultate, shanset e vendit për pranimin në BE dhe NATO janë përmirësuar, por edhe në nivel ekonomik, biznesi, mjedisi biznesit, arsimi. Unë besoj se kalimi nga një taksë e sheshtë, në një taksë progresive është një hap pozitiv drejt sigurimit të barazisë”,  tha Antoni De Lanoj – drejtor ekzekutiv i FMN-së.

Një nga prioritetet e qeverisë, sipas Ministrit të Financave Dragan Tevdovski, është zvogëlimi i pabarazisë së qytetarëve. Tevdovski argumenton se qeveria ka rregulluar sistemin e financave. Sipas tij, borxhi publik tashmë është stabilizuar dhe qeveria gjithashtu ka udhëhequr politikat për ngritjen e standardit të qytetarëve.

“Kemi siguruar transparencë fiskale, nëse më parë kjo ishte një nga temat për të cilën kishim kritika, tani për shkak të masave të ndryshme që numërojnë 15, që i ndërmorëm edhe për planifikimin dhe ekzekutimin, e siguruam transparencën fiskale”, deklaroi Dragan Tevdovski -ministër i financave.

Përfaqësuesit e lartë të FMN-së, dhe Bankës Botërore e lëvduan procesin e reformës në vend dhe luftën kundër varfërisë. Megjithatë, hendeku midis të pasurve dhe të varfërve në vend, edhe pse statistikisht është në një rënie minimale, në realitet është i madh. Në një kohë kur mbi 130 mijë qytetarë fitojnë një pagë mujore minimale prej 12 mijë denarë në muaj, paga mujore e raportuar në DAP e një shkupjani në vitin 2017 ishte pak më shumë se 200 milionë denarë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...