Barcelona është mposhtur sonte nga Levante me rezultat 2-1. Ndeshja është zhvilluar në 1/8 e Copa del Rey, ndërsa javën tjetër zhvillohet ndeshja e kthimit. Levante kaloi e para në epërsi me golin  e shënuar nga Cabaco (4’), ndërsa epërsinë e dyfishoi Mayoral (18’). Barcelona arriti që të shënojë golin e vetëm nga pika e bardhë, e që realizator ishte Coutinho (85’). Në ndeshje nuk janë paraqitur lojtarët më të mirë të Barcelonës, të cilët madje nuk ishin përfshi as në ekipin rezervë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...