Bomberi polak Robert Levandovski ka thyer rekordin e vendosur te Bajern Munihu më shumë se 50 vite më parë nga legjenda gjermane Gerd Muller. Me dygolëshin e realizuar në fitoren e Bajern Munihu 4-0 ndaj Borusia Dortmund, 31-vjeçari shënoi golat e tij personal të 15 dhe 16-të në ndeshjen e javës së 11-të.  Levandovski vendosi kështu një rekord të ri, sepse ai i vendosur nga Gerd Muller në sezonin 1968/69 në Bundesliga regjistronte 15 gola në 11 ndeshjet e para të kampionatit. Në fakt Levandovski numëron 23 gola të shënuar në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet zyrtare të këtij sezoni. Polaku është futbollisti i parë në historinë e Bundesligës që shënon në të 11 ndeshje radhazi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...