Skuadra e Paris Sen Zhermenit po lëshon sinjale të fortë dhe për të parën herë që prej transferimit të tij në vitin 2017, Nejmar mund të jetë shumë pranë largimit nga Parisi. E përditshmja franceze “L’Equipe” pretendon se klubi është gati të dëgjojë ofertat për yllin i cili ka pësuar tre dëmtime serioze brenda dy viteve të fundit. Pronarët nga Katari e kanë cilësuar si lojtarin më të rëndësishëm brazilianin deri para pak kohësh, por mesa duket situata ka ndryshuar. “L’Equipe” pretendon se i vetmi i pashitshëm te PSZH është Kilian Mbape. Drejtuesit do të bëjnë çmos për ta mbajtur kampionin e botës, madje do të shisnin edhe Nejmarin. Real Madrid dhe Barcelona janë dy destinacionet e mundshme për brazilianin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...