Atletiko Madrid është bërë gati për një reformë të thellë në verë, pas asaj humbje tronditëse në Ligën e Kampioneve dhe kjo mund të përfshijë edhe yllin e saj, Antuan Grizman. Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, Barcelona është gati të bëjë lëvizjen e saj për të siguruar futbollistin. Burimet e gazetës bëjnë të ditur se edhe vetë lojtari ka vënë në diskutim tashmë të ardhmen e tij në klub, duke kuptuar se me lojën aktuale, është e vështirë që të sigurojë turne madhorë në klub. Largimin e tij e bën më të mundshëm edhe klauzola e largimit e kontratës që ai rinovoi pak kohë më parë me klubin. Nga një anë, ekziston një klauzolë prej 200 milionë eurosh për transferimin e tij të menjëhershëm nga çdo klub, por me një pikë shumë të veçantë. Sipas saj, deri në qershorin e vitit 2019, kjo klauzolë do të jetë vetëm 120 milionë euro, shumë e cila në kushtet e tregut aktual është e përballueshme për klube të ndryshme.

Loading...

Shpërndaj me