“Lepuri” skulptura e amerikanit Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë. Ky është çmimi më i lartë i një vepre arti që është shitur nga një artist i gjallë informon shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork.

Çmimi i shitjes më 15 maj është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.

Skulptura, konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.

Jeff Koons e përfundoi skulpturën prej çeliku 104 centimetra të lartë, të lepurit duke ngrënë një karrotë në vitin 1986

E përditshmja The Neë York Times ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, ka blerë këtë skulpturë.

Rekordi paraprak ishte 90.3 milionë dollarë, vlera e shitur e piktorit të gjallë britanik, David Hockney.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...