Këngëtarët e njohur të skenës, Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi, janë bërë bashkë për një duet.

“Simpatia e shkollës” mban titullin kënga e tyre e re, e cila do të publikohet të premten, në ora 18:00.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Leonora, përmes një fotografie të publikuar me Sabriun gjatë xhirimeve të klipit.

Në mbishkrimin e saj, ajo ka bërë një falënderim të gjatë për të gjithë ata që kontribuuan në këtë projekt muzikor.

“Simpatia e shkollës” është kënga e cila do të publikohet ditën e premte në orën 18:00 me legjendën e muzikës tonë Sabri Fejzullahu. Dua sinqerisht dhe pafundësisht të falënderoj Sabrianon për dashurinë, pozitivitetin dhe motivimin që ai më jep jo vetëm mua por të gjithë kolegëve dhe publikut anë e kënd ! Shpëtim Desku për përkushtimin dhe profesionalizmin e pashoq i cili është edhe producent i këngës, Kreshnik Avdiu për këngën dhe tekstin e cila pritet të jetë ndër këngët më të dëgjuara të kësaj kohe, po ashtu Ardian Kastratin për orkestrimin. Uroj që ashtu siç na ka pëlqyer neve të gjithëve si ekip, të ju pëlqejë edhe juve të dashur miq”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në Instagram.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...