Rikthimi i Leonardo në rolin e drejtorit sportiv të Paris Sen Zhermenit ka përmbysur disi planet e mërkatos. Sipas “Le10Sport”, braziliani ka nisur kontaktet me skuadrën e Ajaksit për të sjellë te skuadra e PSZH-së 22-vjeçarin David Neres. Braziliani në 99 ndeshje ka realizuar 29 gola. Për Leonardo, ardhja e patriotit të tij është një përforcim i rëndësishëm, pasi do të mbulonte shumë boshllëqe te skuadra e Tomas Tushellit. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me Ajaksin, por për shumën e 45 milionë eurove mund të lihet i lirë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...