Skuadra e Los Anxhelos Klippers shënoi fitore 112-92 ndaj Toronto në fushën e këtij të fundit, ndeshje ku Leonard rikthehej për herë të parë në Kanada, skuadër me të cilën u shpall kampion sezonin e fundit. Ylli i Klippersit, mori fillimisht unazën e kampionit para fillimit të ndeshjes dhe më pas realizoi 23 pikë në parket, duke qenë më i miri për ekipin e tij. Fiton edhe skuadra e Lejkersit me rezultat 96-87 ndaj Orlando, takim ku shkëlqeu LeBron Xhejms, që realizoi një “triple double” (25 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste). Në përballjet e tjera, Sakramento triumfoi 94-93 ndaj Oklahomës në sekondat e fundit, me Hield që realizoi 23 pikë, ndërsa Nju Jorku mundi 124-122 Golden Stejtin pas kohës shtesë, takim ku u dallua Morris, autor i 36 pikëve. Fiton edhe ekipi i Milloukit, 127-112 ndaj Nju Orlinsit, ndeshje ku u dallua Bledsoe, autor i 29 pikëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...