Futbollistët e Lidsit pësuan disfatë të papalnifikuar nga skuadra e Brenfordit me 0-2 në kuadër të javës së 44 të Divizionit të Parë, me çka janë më larg kualifkimit të drejtpërdrejt në Premier Ligën e Anglisë. Ekipi mysafirë ishte pa yllin kryesor Ezgjan Alioski , I cili u lëndua në fillim të ndeshjes dhe u largua nga terreni për shkak të lëndimit. Informatat e para thonë se për të është mbyllur sezoni por ende pritet konfirmim zyrtar nga stafi mjekësor. Në rast se lëndimi është me karakter serioz, atëherë do të jetë edhe një goditje e madhe edhe për përfaqësuesen e Maqedonisë , e cila në muajin qershor përballet me Poloninë dhe Austrinë, në eliminatoret evropiane të vitit 2020.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...