Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonës, ka deklaruar sot se Lionel Mesi mund të humbasë sfidën e parë të Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmund pasi nuk ka rikuperuar ende nga dëmtimi. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari është stërvitur individualisht në këtë periudhë dhe është afër kthimit. Kjo është arsyeja se pse te Barcelona do të presin deri në momentin e fundit para se të vendosin nëse ai do të udhëtojë me ekipin apo jo drejt Gjermanisë. Për këtë arsye, klubi ka vendosur që stërvitja e fundit e të hënës të bëhet ne qendrën sportive në Barcelonë e jo në stadiumin e ndeshjes, për të udhëtuar më pas pasdite me apo pa Mesin drejt Gjermanisë. Në atë stërvitje do të mësohet përfundimisht pas konsultimit me specialistët nëse Mesi ka kaluar apo jo problemet që e kanë lënë jashtë prej javësh dhe sa rrezikon nëse kthehet para kohe. Aty do të merret vendimi përfundimtar nëse kapiteni do të jetë në avionin që do të çojë skuadrën drejt Dormundit për ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...