Mesfushori shqiptarë, Enis Bardhi do të jetë jashtë terrenit për 2 javë. Lajmin e ka konfirmuar skuadra spanjolle e Levantes, e cila konfirmoi mungesën, duke e arsyetur se bëhet fjalë për një lëndim të lehtë, të marë në stërvitjet e fundit. Sipas klubit spanjoll, Bardhi ka lënduar gjurin pas së cilës do të mungojë në sfidat ndaj Seviljës dhe Osasunës. Mirëpo gjasat janë të mëdha që mesfushori shqiptarë të jetë gati për sfidën më Barcelonën, më 2 shkurt në “Kamp Nou”. Mediat spanjolle shkuajnë se bëhet fjalë për lëndim të lehtë të muskulit të këmbës, e cila kërkon pushim dhe rehabilitim të menjëhershëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...