Manuel Nojer do të qëndrojë dy ndeshje larg fushave të blerta, pas dëmtimit që pësoi në fitoren e fundit të Bajern Munihut ndaj Fortuna Diseldorfit. Portieri përkeqësoi një lëndim ekzistues, kur u hodh për të pritur një top, në pjesën e dytë. I njëjti problem e mbajti kapitenin e Bajernit jashtë ndeshjeve kundër Frejburgut dhe Hajdenhajmi. Tani është në dyshim për të paktën dy nga pesë ndeshjet e fundit të Bundesligës për këtë sezon. Mats Hummels është, gjithashtu, nën mbikqyrjen mjekësore, ndaj do të stërvitet në palestër.

Loading...

Shpërndaj me