Skuadrat e Los Anxhelos Klipersit dhe Millouki Baks, shënuan fitore të reja në NBA, ndërsa më meritor ishin Kavaj Lenard dhe Janis Adeto-Kumbo me arritjet e tyre fantastike. Klipersat në terrenin vendas mundën Klivlendin me 128-103, ku Lenard shënoi 43 pikë, 3 kërcime dhe 4 asiste, për vetëm 29 minuta, me çka behët basketbollisti i parë i Los Anxhelos Klipers, që ka shënuar më shumë se 40 pikë, në aq periudhë të shkurtër në terren. Në anën tjetër Adeto-Kumbo, realizoi 37 pikë, 9 kërcime dhe 4 asiste në fitoren ndaj Milloukit me rezultat 128-102. Me këtë arritje basketbollisti grek u bë basketbolliti i tretë në NBA, i cili ka realizuar aq pike, vetëm për 22 minuta lojë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...