Ditën e diel, në pistën e “Suzuka” pritet të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, garë ku Ferrari synon të rikthehet protagonist. Sharll Leklerk, duke folur për sfidën e radhës, u shpreh se problemet që ka patur me shokun e tij të skuadrës Sebastian Fetel në dy garat e fundit janë sqaruar.

 “Kjo është një pistë ku duhet të jemi kompetitivë. Që pas pushimeve kemi një makinë të shpejtë edhe pse në dy garat e fundit prisja më shumë. Me Fetelin ndodhën disa keqkuptime, por gjithçka u sqarua dhe jam i sigurt se këto gjëra nuk do të përsëriten në të ardhmen. U takuam dhe biseduam edhe me shefin. Mediat krijuan shumë pluhur për diçka që nuk ekzistonte. Duhet të punojmë për të mirën e skuadrës, por edhe sfida mes nesh është e rëndësishme, por pa penalizuar askënd”, tha Leklerk.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...