Markif Morris është basketbollisti i fundi që forcon Los Anxhelos Lejkersin në rrugën drejt titullit kampion në këtë sezon. Bëhet fjalë për një mbrojtës dhe pikëshënues, i cili u prezantua si përforcim I fundit të “liqenasit” dhe do të luajë në ekip si zëvëndësim për Demarkus Kazins. Los Anxhelos Lejkers është i vendosur që të rikthehet në garat e plej offit për herë të parë nga viti 2013. Aktualisht Morris ka realizimin më të mirë në Konferecën e Perëndimit dhe është një përforcim I jashtëzakonshëm për “Lejkersat”. Markis fillloi karrierën në Feniks para 9 vitesh dhe në Arizonë qëndroi 5 vite, para se të kalojë te Uashingtoni, prej ku kaloi te Oklahoma Siti, ndërsa Detroiti ishte skuadra e fundit e tij.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...