Demarkus Kazins do të largohet nga skuadra e Los Anxhelos Lejkers, pa zhvilluar asnjë ndeshje, pasi që lëndoi gjurin para fillimit të sezonit të ri. Mbrëmë vonë, drejtuesit e skuadrës përjastuan qendrën e mirënjohur të NBA-s nga ekipi, për të angazhuar Markif Morisin nga Detroiti. Kazins nuk kishte fat në vitet e fundit, pasi që ishte gjatë kohë jashtë terrenit për shkak të lëndimeve, përfshi këtu edhe sezonin e kaluar kur ishte anëtar i skuadrës së Golden Stejtit. Ndërkohë Markif Morris kishte shumë oferta të skuadrave të tjera, por dëshira e tij është që të luajë për Los Anxhelos Lejkersin dhe të jetë rival me vëllain e tij, Markus Moris, që firmosi për skuadrën e Los Anxhelos Klipers.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...