Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë transferimi i shtalartit Enthoni Dejvis nga Nju Orlins Pelikans te Lejkers është çështje e mbyllur. Marrëveshja do të bëhet publike më 1 korrik, kur nis merkato e NBA-së. Gjithsesi, ai që ka konfirmuar gjithçka është LeBron James, që do të ketë në skuadër një nga qendrat më të forta në botë.

Urime vëlla, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar LeBron Xhejms, duke konfirmuar marrëveshjen, që rikthen skuadrën kaliforniane mes pretendenteve për titullin kampion në NBA sezonin e ardhshëm.

Në shkëmbim, te skuadra e Nju Orlins pritet të shkojnë Lonzo Ball, Brandon Ingram, Xhoshua Hart dhe 3 zgjedhje në draft. Ardhja e Davis ndryshon ndjeshëm ekuilibrat në Konferencën e Perëndimit, duke parë edhe problemet me dëmtimet që ka skuadra e Golden Stejt. Gjithsesi, te Lejkers mund të vijnë edhe të tjerë yje, si Kajri Irving apo Kemba Ualker. Gjithsesi, këto emra janë thjesht hamendësime, por brenda pak orësh bastexhinjtë në Las Vegas ndryshuan kuotat. Favorit nuk është me Millouki i Antetokounmpo por Lejkersi e dyshes LeBron-Dejvis.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...