Për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje në konkludim me 1 tetorin e këtij viti sipas Propozim ligjit që e konfirmoi Qeveria do të paguhen 100 për qind taksa komunale për objektin, si dhe dënim në vlerë prej 50 për qind nga taksat komunale, ndërsa për rrjetet e paligjshme elektronike të komunikimit kompensimi do të jetë 10 euro për metër katrorë nga sipërfaqja e ndërtuar.

Propozim ligji nuk i përfshin të gjitha llojet e objekteve të ndërtuara pa leje në kufijtë e Rajonit të Ohrit në të cilin gjendet trashëgimia natyrore dhe kulturore e shënuar në Listën e Konventës së UNESKO-s, në kufijtë e konfirmuara me Ligjin për menaxhim me trashëgiminë natyrore botërore dhe kulturore në rajonin e Ohrit si dhe ndërtesa banesore dhe sendrëtime të të njëjtëve.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski javën e kaluar deklaroi se për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje do të paguhen taksat komunale për objektin plus 50 për qind nga ajo vlerë si dënim dhe nga këto të dhëna do të lirohen personat me rrezik social.

Për legalizimin e objekteve të paligjshme do të mund të aplikojnë qytetarët të cilët i kanë lëshuar afatet për dorëzimin e dokumentacionit me vendimin e tanishëm ligjor.

Për ata të cilët kanë parashtruar kërkesë sipas ligjit të vjetër do të vlejnë dispozitat sipas të cilave për legalizim paguhet nga një euro për metër katrorë.

Me Ligjin aktual për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje janë parashtruar mbi 430 mijë kërkesa për legalizim, ndërsa në afatin që është vazhduar në raste kishin të drejtë të aplikojnë pronarët e objekteve të ndërtuara pa leje deri më 3 mars të vitit 2011. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se deri më tani janë zbatuar vendime për legalizim të 245.544 objekteve./mia

Loading...

Shpërndaj me

Loading...