LeBron Xhejms nuk dëshiron të bëjë sërish një figurë të keqe në kampionat me skuadrwn e Los Anxhelos Lejkers dhe ka vendosur të veprojë me kokën e tij. Para se të nisë faza zyrtare përgatitore e sezonit 2019-2020, ylli i NBA-së do të organizojë vetë një mini-fazë përgatitore. Në Las Vegas, ai do të grumbullojë të gjithë lojtarët e Lejkersave, pa praninë e stafit drejtues apo të klubit. Kjo fazë e shkurtër do të zgjasë një javë dhe LeBron Xhejms ka si qëllim që të bisedojë me të gjithë basketbollistët në lidhje me atë që ai dhe klubi synojnë sezonin e ri. Duket se LeBron kërkon të konsolidojë që tani grupin, në mënyrë që kur të nisë faza përgatitore të jetë gati. Sezonin e fundit, Lekersat dështuan të kualifikohen në play off, ndaj LeBron synon që sezonin e ri ekipi kalifornian të duelojë për titullin kampion në NBA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...