Lebron Xhejms u bë basketbollisti i tretë në renditjen e përgjithshme të yjeve të NBA-së, të cilët kanë shënuar nga 20 ose më shumë pikë në çdo ndeshje të basketbollit amerikan. Xhejms shënoi 25 pikë në sfidën e fituar të Los Anxhelos Lejkersit ndaj Majamit me rezultat 95-80 dhe siguroi vendin e tretëme 1000 ndeshje, duke qëndruar pas Karl Melounit dhe Karim Abdull Xhabarit. Ndërkohë pas tij janë Kobi Brajant me 941 dhe Majkëll Xhordan me 926 ndeshje. Ndryshe në vendin e parë qëndron Meloun me 1.134 ndeshje, në të cilën ka shënuar nga 20 ose më shumë pikë, ndërsa Xhabar mbetet në 1.122 ndeshje.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...