Zëvendësuesi i Christine Lagarde, drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duhet të vendoset sa më shpejt dhe duhet të vijë nga Bashkimi Europian, deklaroi sot ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Liderët e BE-së propozuan javën e kaluar që Lagarde të marrë postin e Mario Draghi në krye të Bankës Qendrore Europiane (BQE) në nëntor.

“Kandidati që do të zëvendësojë atë duhet të ketë një mbështetje të gjerë dhe të ketë eksperiencë dhe qëndrueshmëri”, shtoi Le Maire, duke folur para zhvillimit të një takimi të ministrave të Financave të eurozonës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...