Juventusi e humbi mundësinë e artë për ta rimarrë kreun e tabelës së Serisë A pasi u mposht nga Lazio me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, në kuadër të xhiros së 15-të të Serisë A. “Bardhezinjtë” kishin arritur një ecuri prej 20 ndeshjeve radhazi pa asnjë disfatë para kësaj ndeshjeje.  Ata dukej se po shkon në rrugën e duhur, pasi që Kristiano Ronaldo arriti t’i kalojë në epërsi përmes një goli të shënuar në minutën e 25-të të ndeshjes. Pak para fundit të ndeshjes, Lazio arriti ta barazojë rezultatin përmes Luiz Felipe, ndërsa Juventusi u godit edhe një herë në minutën e 69-të, kur Huan Kuadrado u ndëshkua me karton të kuq. Pesë minuta pas këtij kartoni të kuq, Sergej Milinkovic-Savic e shënoi golin e fitores, ndërsa më vonë Çiro Imobile gaboi nga pika e penalltisë. Lazio e vulosi këtë fitore në minutën e pestë të kohës shtesë, kur Felipe Kaisedo shënoi për skuadrën vendase. Tani, Juventusi mbetet në pozitën e dytë, me 36 pikë, dy pikë prapa Interit, ndërsa Lazio mbetet i treti, me 33 pikë.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...