Lautaro Martinez ishte protagonisti kryesor në suksesin e Argjentinës 4-0 ndaj Meksikës në miqësore. Kombëtarja ‘albiçeleste’ nuk e pati të vështirë, teksa sulmuesi i Interit tregoi një formë të jashtëzakonshme duke udhëhequr i vetëm ekipin. Lautaro shënoi një tripletë, ndërsa brenda pjesës së parë fitoi edhe një penallti e cila u realizua saktë nga Leandro Paredes Kështu, 22-vjeçari në këtë ndeshje nuk bëri të ndihej mungesa e Mesit, teksa edhe pse bëhet fjalë për një miqësore, futbollisti i dërgoi sinjale trajnerit Skaloni se është gati të marrë më shumë përgjegjësi në Kombëtare. Ndërkohë, i vëmendshëm për këtë paraqitje duhet të jetë edhe Konte te Interi. Ndërkohë, në pjesën e dytë, Argjentina nuk shpenzoi energji, ndërsa Meksika ishte e pafuqishme për të reaguar, me ndeshjen që u mbyll përfundimisht me rezultatin 4-0.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...