Boksieri amerikan Adrien “The Problem” Broner është arrestuar në Las Vegas, gjatë kohës që kryheshin peshimet e boksierëve Tajson Fjuri dhe Deontej Uajllder.

Ai është arrestuar nga policia locale pasi që është pararqitur në “MGM Arena”, ku ka pas më parë ndalesë që të paraqitet. Edhe pse forcat e sigurisë private i kanë thënë të largohet ai ka refuzuar të lërë mjediset e hotelit, ndaj dhe është lajmëruar policia, e cila ka bërë shoqërimin e tij.

Gjatë kohës që u arrestuar Adrien Broner ishte duke dhënë intervista dhe dukej në formë.

Ndryshe ai nuk lejohet të hyjë në MGM Grand Arena pas një sherri që ka patur në nëntorin e vitit të kaluar ndaj Gervonta Dejvis. Duelin e fundit e ka zhvilluar në janar të këtij viti, kur u mund nga Manu Pakuaao.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...