Ndeshja Equidad-Independiente e Paraguait do të vendosej nga penalltitë, sepse 180 minuta nuk prodhuan asnjë gol. Mesfushori i Independientes, Bendrix Parra, pati një ide të rrezikshme: të gjuante me të famshmen “Panenka”, një nga ato penallti që vërtet duket e bukur kur e shënon, por bën një figurë shumë të shëmtuar nëse e gabon. Portieri kolumbian kuptoi gjithçka, sepse Panenka ishte shumë e dobët, ndaj priti lehtësisht, pa përdorur as duart. Më pas Equidad u kualifiku. Tani vjen lajmi i ri i bujshëm: Independiente e ka pushuar nga puna mesfushorin, për shkak të veprimit të tij në një ndeshje aq të rëndësishme! Sipas presidentit të Independientes, çdo lojtar do të merrte rreth 4600 dollarë premio në rast kualifikimi, ndaj Parra dëmtoi rëndë ekipin dhe klubin.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...