Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka bërë daljen e saj publike pas vendimit të bujshëm që ajo dhe bashkëshorti Princ Harry morën për t’u larguar nga Mbretëria.

Meghan ka vizituar vetëm pak orë më parë një qendër të grave në Vancuver-Kanada, dhe u fotografua e buzëqeshur mes stafit të qendrës, në këtë dalje të parë publike pas lajmit bombastik të largimit nga familja mbretërore.

Dukesha e Sussex ka diskutuar çështjet që prekin gratë në komunitet gjatë vizitës që është pasqyruar në Facebook nga organizata në fjalë.

Meghan Markle është fotografuar gjithashtu edhe gjatë një vizite në Teatrin Kombëtar dhe mediat po ndjekin çdo lëvizje të sajën për shkak të kuriozitetit të madh sidomos në këtë moment kur nuk dihet as sesi do të jetë e ardhmja e saj dhe Princ Harry-t.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...