Këngëtarja e njohur, Linda Halimi, tash e sa vite është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo dikur ishte shumë aktive në muzikë me projekte të shumta, teksa viteve të fundit ka munguar në këtë aspekt.

Mesa duket, Linda është gati për një biznes të ri dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në InstaStory.

Këngëtarja Halimi ka shkruar se është në kërkim të modeleve femra, që do t’i reklamojnë veshjet e butikut të saj më të ri që do të hapet së shpejti.

“Njerëz, po lansoj dyqanin tim të parë online. Etiketoni modelet më të mira! Të gjitha etnitë”, ka shkruar Linda në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo nuk është hera e parë që artistja nga Vitia e Kosovës merret me biznes, kjo pasi edhe vite më parë ajo kishte hapur një qendër dobësimi në Prishtinë.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...