Boksieri shqiptarë, Jasin Lama, i cili përfaqëson Maqedoninë në turneun e mirënjohur “Stranxha” në Sofje të Bullgarisë, pësoi disfatë në luftën e parë. Në sfidën e kategorisë deri më 63 kg, Lama u mund nga boksieri norvegjez Martin Skogheim, me vendim të arbitrave pran ringut në Sofje. Boksieri nga Maqedonia kishte një paraqitje të mirë në 3 raundet, mirëpo duket se vendosëse ishte shtatlartësia e boksierit norvegjez, i cili shfrytëzoi duart e gjata për të fituar përballjen në distancë. Tani mbetet që Jasin Lama të koncetrohet për turneun paraeliminator për Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, që do të zhvillohet nga 13 deri më 24 mars në Londër.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...