Milot Rashica duket se në fund të këtij sezoni do të ndrrojë mjedisi dhe do të largohet nga Verder Bremeni, natyrisht nëse pagohet klauzola e tij në vlerë prej 35 mln euro. Për mesfusfushorin kosovar ka pasur mjaft skuadra, që kanë shprehur interesim për ta angazhuar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë edhe më konkretë duke filluar bisedat me agjentin e tij, Altin Lala-n.

“Ka shumë klube që janë interesuar për të, madje ka pasur edhe biseda. Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm,” është shprehur Lala për “Ëeser-Kurier”.

Aktualisht klubi më i interesuar për kosovarin thuhet të jetë Borusia Dortmund, por edhe Shalke 04.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...