Tenisti serb, Dushan Lajoviq është finalisti I parë në turneun Masters në Monte Karlo. Tenisti 28 vjeçar mundi Danil Medvedevin me 2-o në sete për të siguraur finalen e parë në karrierën e vet. Edhe pse ishte autsajder në këtë përballje, Lajoviq ishte thjesht briliant në fund të setit të parë dhe në setin e dytë, në të cilat regjistroi fitore në 12 geme me radhë dhe me plot meritë u kualifikua në finale të Mastersit në Monte Karlo. Në setin e parë , Medvedev kishte epërsi 5-1 në geme, që në fund të humba me 5-7. Ndërkohë në setin e dytë, nuk kishte forcë dhe Medvedev fitoi vetëm një gem. Në finale , Lajoviq do të përballet me fituesin e sfidës Fonjin – Nadal.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...